Futboll

(FOTO) Tashmë mund ta quani Barackotelli…!

Eshtë një moment i artë për Mario Balotelli, i cili po merr kënaqësi të mëdha brenda dhe jashtë fushës së lojës. Duket se në moshën 27-vjeçar “SuperMario” ka arritur pjekurinë që të gjithë kërkonin dhe sjelljet e tij rebele janë thjesht një kujtim i hidhur.

Në fillim erdhi djali i tij Lion, fëmija e dytë pas vajzës Pia, dhe pastaj dygolëshi kundër Monaco, që e çoi në 12 totalin e golave në këtë edicion të kampionatit francez, ku është sërish protagonist. Sulmuesi është në humor të mirë dhe këtë e ka treguar edhe në rrjetet sociale, ku si gjithmonë është shumë aktiv.

“Kur isha president i SHBA,” – është fraza e shkruar prej tij në një fotomontazh që e nxjerr fytyrën e tij në trupin e ish-presidentit Barack Obama.

Related posts

VIDEO/ Leo Messi ‘magjik’ edhe kur ishte vetëm 12 vjeç

Q.Autor

ZYRTARE/ Vllaznia e shikonte si të ardhmen e portës, Brdariç prezanton ish-gardianin e kuqebluve

F.autor

SFIDA FINALE NDAJ ANGLISË PËR “EURO 2020″/ Mesfushori Verratti: Do të luajmë gjithçka në një ndeshje historike

Delo.autor

Leave a Comment