Futboll La Liga Sport

SKIFTERAT BËJNË NAMIN/ Yllin e PSG e PLAÇKISIN teksa po luante ndaj Liverpool

France Bleu raporton se lojtari i përfaqësueses së Kamerunit Eric-Maxim Choupo-Moting, i cili këtë sezon vesh fanellën e Paris Saint-Germain, i është vjedhur një shumë e madhe parash teksa po luante ndaj Liverpool. Banesa e Choupo-Moting është vjedhur mbrëmjen e së mërkurës. Atij i janë vjedhur sende me vlerë 600,000 euro.

Media franceze pretendon se i janë vjedhur bizhuteri me vlerë 400,000 euro dhe gjithashtu mungojnë sende të tjera me vlerë 200,000 euro.

Policia e Parisit ka nisur investigimet. Hajdutët thuhet të jenë futur nga dritarja e lojtarit, në një pronë e cila është e mbushur me dhurata në prag të fetave të fundvitit.

Related posts

LIVE/ Liga e Europës: Vetëm 4 minuta lojë, Lacio pëson golin e parë në Gjermani (VIDEO)

Isa.Autor

KA DITËLINDJEN/ Sokol Cikalleshi feston 29 vjetorin, ja urimi nga… (FOTO)

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ GOLI I RRALLË shënohet në Angli, topi “SHKATËRRON” portën (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment