Futboll Premier League Sport

E TMERRSHME/ Substanca e panjohur: 3 lojtarë TËRHIQEN nga futbolli SEPSE kanë probleme tek organi i…

FIFPRO ka kërkuar një investigim urgjent të trajtimit të dyshimtë mjekësor që u është dhënë lojtarëve në Qipro.Raportet nga Qipro pretendojnë se tre lojtarë janë detyruar të tërhiqen nga futbolli pasi u është dhënë një injeksion që përmbante një substancë të panjohur.

Të paktën katër doktorë klubesh kanë administruar trajtimin duke detyruar sindikatën e futbollistëve të kërkojë investigimin.

Në deklaratën e tyre shkruhej: “Për shkak të dyshimeve se ka një lidhje mes substancave të paidentifikuara dhe problemeve serioze me zemrën të tre lojtarëve, Fifpro i bën thirrje autoriteteve të futbollit të ndihmojnë me identifikimin e substancës së përdorur që ka rrezikuar jetën e shokëve të ekipit.”

Fifpro ka shtuar se Federata e Futbollit të Qipros dhe UEFA janë kontaktuar për të bërë sa më të madh problemin.

Injeksionet thuhet të jenë përdorur që prej sezonit të kaluar për të përshpejtuar rikuperimin e lojtarëve.

Related posts

Juventus fiton derbin e Torinos, merr vendin e parë

Q.Autor

“JO VETËM GOLA”/ Shokuese, abuzohen SEKSUALISHT futbollistet nga TRAJNERËT dhe drejtuesit

Isa.Autor

Zbulohet misteri me Mavrajn, shqiptari u pezullua për sinqeritetin e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment