Europa League Futboll Sport

ATMOSFERË E ÇMENDUR/ Mijëra tifozë të Eintrachtit “pushtojnë” rrugët Milanos (VIDEO)

Milano është pushtuar nga tifozët e Eintracht Frankfurt. Mijëra gjermanë kanë “bllokuar” qendrën e qytetit në pritje për të shkuar në “San Siro”, aty ku në orën 21:00 do të luhet ndeshja e kthimit të 1/8-ave të Europa League kundër Inter-it.

13.500 tifozët gjermanë janë mbledhur para sheshit Duomo dhe Galerisë Vittorio Emanuele II dhe po mbikëqyren nga shumë policë dhe karabinierë, me synimin për të shmangur atë që ndodhi në Romë, kur tifozët e Frankfurt-it kanë dëmtuar sheshin e kryeqytetit italian para ndeshjes me Lazio-n.

Në orën 17:00 do të hapen dyert e “Meazza”-s për tifozët miq, ndërsa ata zikaltër do të kenë mundësin të futen në orën 19:00.

Related posts

Mbretërit e barazimeve sfidojnë Bayern-in e pandalshëm

Q.Autor

“SUPER MARIO” NË FRANCË/ Balotelli shënon me portën e boshatisur, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON HISTORINË UNIKE/ Marchisio: Conte donte të gjunjëzonte, por Vidal është bërë prej hekuri…

Delo.autor

Leave a Comment