Futboll Seria A Sport

DUELI I SHEKULLIT/ RONALDO-MESSI replikojnë në distancë me REKORDE të reja

Cristiano Ronaldo asistoi për Mario Mandzukiç, ndërsa kroati shënoi golin e vetëm në fitoren që Juventusi mori ndaj Valencias, të martën në mbrëmje, triumf ky që solli edhe kalimin e bardhezinjve në fazën e 1/8-ave.

Gjithsesi kjo fitore pati një efekt të veçantë për portugezin, që përveç kualifikimit, festoi edhe fitoren e tij të 100-ë, në ndeshjet e luajtura në Ligën e Kampionëve, me skuadra të ndryshme si Manchester United, Real Madrid dhe së fundi Juventus.

Por menjëherë ka ardhur edhe “replika në distancë” nga ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, i cili shënoi golin e parë dhe asistoi për Pique, në të dytin, në sfidën e mbrëmshme, ku katalanët fituan 1-2 në transfertën ndaj PSV-së.

Me golin e djeshëm, “Pleshti” shtoi një tjetër rekord në karrierën e tij futbollistike, pasi arriti në kuotën e 106 golave në Ligën e Kampionëve, të gjithë të shënuar me fanellën e Barcelonës, duke u bërë golshënuesi më i mirë i këtij kompeticioni, për golat e shënuar me një skuadër të vetme.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Momente qesharake në kampin e “Axurrëve”, harrojnë Vialin në qendrën stërvitore (VIDEO)

Delo.autor

SKANDALI ME TRUKIMET/ GRIMA sot para gjykatës, ANKTH për mënyrën si do procedohet (DETAJE)

Isa.Autor

A është Ronaldo homoseksual? Shokon ish e dashura e portugezit: E zinte gjumi… (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment