Futboll Shqipëri Sport

DERBI 151/ Formacionet e mundshme: Nuk priten SURPRIZA, TIRANA në sulm (FOTO)

Derbi i 151 mes Partizanit dhe Tiranës hap javën e 15 të Superiores dhe pritet të dhurojë shumë emocione për tifozeritë që do të mbushin shkallët e “Selman Stërmasit”. Të dy trajnerët, Gega dhe Mema, kanë punuar gjatë kësaj jave për të bërë gati ekipet përkatëse, me objektivin që të marrin maksimumin nga një ndeshje në të cilën rrallëherë ka pasur eksperimente në rreshtimet titullare.

Kështu, në radhët e Partizanit pritet të konfirmohet në bllok skuadra e cila ka luajtur nga minuta e parë ndaj Flamurtarit. Ka qenë vetë trajneri që ka pohuar se Hoxha do të jetë në stol për këtë ndeshje, ndaj në portë do të jetë Xhika dhe para tij katërshja e konsoliduar me Ibrahimin, Belicën, Atandën dhe Trashin.

Në mesfushë, “digat’ do të jenë Telushi dhe Hila, ndërsa më përpara treshja Asani-Mala-Mensah, me Bardhin e avancuar si sulmues. Shqetësimet fizike të Malës duket se kanë kaluar, por për të qenë i gatshëm për çdo eventualitet, Gega ka përfshirë Koten dhe Çinarin në skemat e skuadrës gjatë stërvitjeve të kësaj jave.

Sa i përket Tiranës, edhe aty nuk do të ketë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Skënderbeut. Abibi në portë do të ketë përpara tij katërshen Doka-Atingah-Hoxhallari-Imami.

Mesfusha sheh Maveje para mbrojtjes me Hasanin te avancuar, ndërsa Karabeci dhe Daja do të kenë më shumë liri për të luajtur nga krahët. Në sulm, Sentamu është i konfirmuar, ndërsa pritet që përkrah tij të rreshtohet nga minuta e parë Blazhevski i cili është rikuperuar nga dëmtimi.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Laçi: Ndizet sfida, verilindorët pretendojnë për penallti (VIDEO)

Delo.autor

Kampionati kombëtar i Atletikës, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj sportistët më të mirë

Sadik.Autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Skënderbeu transferon talentin nga Kosova, ja akordi

Delo.autor

Leave a Comment