Futboll Seria A Sport

KA TË DREJTË/ Shpërthen MARADONA: Si mund ti DETYRONI tifozët që të…

Ne e dimë mjaft mirë se Diego Armando Maradona nuk heziton kurrë për ta dhënë mendimin e tij hapur. Me këtë rast, “10” nuk e “kafshoi gjuhën” fare dhe foli mbi dështimin e “Conmebol” për ta luajtur finalen River Plate-Boca Juniors në Argjentinë, e cila u spostua në “Santiago Bernabeu”, më 9 dhjetor.

Përveç kësaj, ai akuzoi River Plate, duke përmendur episodin e gazit piper në vitin 2015. Ja pikat kryesore të deklaratave të tij në “Radio La Red”. “Unë dua t’i them Dominguez, çfarë dreqin po bëni. Si mund t’i detyroni tifozët për ta parë këtë lojë në Madrid. Çfarë mendoni se jemi, të gjithë si Macri?

Pyes veten, pse nuk luajnë në oborrin e Vélez. Ato janë “murtaja” e futbollit. Unë jam shumë i nxehur, iu them djemve nga River dhe Gallardo se kjo nuk është një situatë për t’u jetuar. Mos doni të më thoni se Domínguez do të na japë një karrige dhe se Tapia, i cili ka më shumë yndyrë se lëkurë, do të flasë për futbollin”.

Related posts

“NDOSHTA REALITETI ËSHTË…”/ Pochettino “ngel në klasë” Sergio Ramos, i tërheq veshin edhe “treshen” yjore “MNM”

Delo.autor

RUSI 2018/ Serbi-Brazil, në Moskë luhet “finalja” e Grupit E

Sadik.Autor

Moratti mund të rikthehet tek ‘dashuria’ e tij e vjetër, gati të blejë aksionet e Thohir tek Inter

Q.Autor

Leave a Comment