Futboll Premier League Sport

E KRAHASUAN ME RONALDON/ Sanchez nuk do të luajë më për këtë vit për Man United

Alexis Sanchez do të qëndrojë larg fushave për gjashtë javë për shkak të një dëmtimi në kofshë. 29-vjeçari do të mungojë gjatë gjithë periudhës së festave dhe mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me “Djajtë e Kuq”.

Trajneri Mou ka konfirmuar: “Ai ka pësuar një dëmtim serioz, nuk dua të rrezikoj duke thënë për sa kohë do të mungojë, por duke u bazuar tek eksperienca ime, mendoj se nuk do të luajë më këtë vit”.

Sanchez, i dëmtuar në stërvitje ditën e enjte, nuk ka bindur pas transferimit të tij tek United. Mourinho nuk e grumbulloi për ndeshjen e Champions League kundër Young Boys dhe ka bërë të ditur se nuk ishte për shkak dëmtimi.

Paris Saint-Germain mund të vihet në lëvizje për të në merkaton e janarit, ndërsa Arsenal shihet si skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij nga kompanitë e basteve.

Related posts

TRAJNERI I PSG-SË NIS LUFTËN ME KLUBIN/ Deklaratat për largimin e Messit i kushtojnë shumë

F.autor

MILANI PENDOHET/ Sevilla bën planin për të blerë “pasardhësin” e RONALDOS

Isa.Autor

“NUK TA VAR JOO, KOT E KE”/ Pas Taynës ylli i Real Madrit i shkruan dhe moderatores shqiptare s*ksi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment