Futboll Shqipëri Sport

DUAN SUKSES/ Klubi i njohur SHQIPTAR merr lajmin e madh, MODERNIZON “shtëpinë”

Stadiumi i Shkupit do të plotësohet vitin e ardhshëm me tribunë të re. Kryetari i Komunës së Çairit në Maqedoni Visar Ganiu komunikoi në faqen e tij zyrtare se marrëveshja është arritur midis Komunës së Çairit, Federatës Maqedonase të Futbollit dhe UEFA-s.

“Bota Sot” bën me dije se projekti nis zbatimin nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe do të përfundojë brenda 2019.
“Stadiumi i K.F. SHKUPI së shpejti me tribunë të re!
Me kënaqësinë më të madhe njoftoj qytetarët e Çairit se projekti për ndërtimin e tribunës së re të premtuar të stadiumit të K.F. Shkupi i përpiluar në partneritet në mes Komunës së Çairit dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë është miratuar nga ana e Federatës së Futbollit Evropian – UEFA.

Shprehim faleminderimin tonë ndaj Kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë z. Muamed Sejdini me të cilin bashkërisht dorëzuam aplikimin në UEFA.

Drejt realizimit të premtimeve të dhëna.”

 

Related posts

AS NEYMAR, AS MBAPPE/ Ja kush mund të jetë zëvendësuesi i Ronaldos tek Reali

Isa.Autor

LIVE/ Juventus-Atalanta, Mandzukic barazon shifrat për “Zonjën e Vjetër”

Delo.autor

AJAX-TOTTENHAM/ Holandezët nuk ndalen, shënojnë të dytin dhe mbyllin “hesapet” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment