Boks Të tjera

UFC/ Trajneri i McGregor, Kavanagh: Nuk kemi folur që pas humbjes me Khabib

Pas humbjes me “submission” ndaj Khabib Nurmagomedov në eventin e UFC-229, zhvilluar më 6 tetor, në Las Vegas, kampioni irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor duket se ka marrë një pushim me rrjetet sociale dhe jo vetëm. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram” ka qenë vetë irlandezi ai që ka pohuar se ka nevojë të dëgjojë më shumë veten e tij dhe se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

Ndërkohë që edhe stafi i tij, përfshi trajnerin e tij besnik John Kavanagh, nuk ka asnjë informacion se çfarë është duke bërë aktualisht ish-kampioni i botës. Ka qenë vetë Kavanagh ai që ka pohuar se nuk flet me Conor prej dy muajsh, që pas humbjes ndaj Khabib, duke patur frikë se mos ky qëndrim i McGregor është një kritikë që ai ka karshi trajnerit.

“Kemi 2 muaj pa folur dhe nuk e di përse. Nuk kam biseduar dhe nuk e kam parë që pas duelit. Di që është duke promovuar markën e tij të whiskey nëpër botë, ku gjërat po i ecin mirë. Unë nuk e di se çfarë po mendon Conor, nuk mund të hyj në mendjen e tij. Unë po pres, ashtu si të gjithë ju për të mësuar hapin e radhës, duke kryqëzuar gishtat që të rikthehet sa më shpejt”, tha John Kavanagh.

Related posts

U BË BUJË NË RRJETET SOCIALE/ Tatuazhet naziste në trup i prishin karrierën, boksieri italian pezullohet nga sporti

Delo.autor

FORMULA 1/ 3 fitore në 3 gara, te Mercedes nis që tani festa e titullit

Delo.autor

Romela Begaj pozitive me doping edhe në testin B. Konferencë për shtyp në orën 11:30

Q.Autor

Leave a Comment