Futboll Shqipëri Sport

“TIRANA E KA FITOREN NË XHEP”/ Shikoni si “Macja e zezë” i pret rrugën PARTIZANIT (VIDEO)

Besytnitë pa dyshim që janë pjesë e çdo populli. Për to ende dëgjohet të flitet edhe te shqiptarët. Njëra ndër to është edhe simbolika e “maces së zezë”, kur ajo “të pret rrugën”. Ja një shpjegim për këtë situatë: Nëse je duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ta pret rrugën, atëherë ju duhet të ndryshoni drejtimin, ose të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu që, për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

Në fakt, “macja e zezë” ia ka prerë rrugën edhe autobusit të Partizanit, kur ai po nisej nga hoteli, ku të kuqtë ishin grumbulluar e amoduar para derbit të madh të kryeqytetit, për të shkuar në “Selman Stermasi”. Siç ka fiksuar kamera e “Supersport” rreth orës 16:00, nëse i referohemi besytnisë së mësipërme, Partizani do të ketë probleme.

Të çfarë lloji? Kjo mbetet të shihet, por ajo që u “djeg” më shumë tifozëve të kuq është mos vallë skuadra e tyre e zemrës do ta humbë sonte derbin me bardheblutë, rivalët e mëdhenj historikë? Mos vallë do të marrë fund cikli prej shumë ndeshjesh pa fitore në derbi i Tiranës? A ishte “macja e zezë” para autobusit të kuq, një pandehmë që shpie në këtë drejtim?

Sa e sa pyetje mund të ngriheshin mbi këtë video, e cila është hedhur në Facebook nga gazetari i njohur i “Supersport”, Rinald Bregasi, pa një status shpjegues, por që duket se mbart në vetvete dëshirën e tij për triumf bardheblu…

Mirë do të ishte që lojtarët e Partizanit të mos kenë më mundësi fizike dhe teknike për ta parë këtë “mace të zezë”, nëse nuk e kanë pikasur para autobusit, sepse do t’i bënte “vesvesë” gjatë lojës në derbi, do t’i ngarkonte më shumë psikologjikisht.

Related posts

Parma shkruan historinë dhe rikthehet në Serie A!

Sadik.Autor

KA BËRË SEZON POZITIV NË ITALI/ Klubi i Serisë A gati t’i rinovojë kontratën trajnerit

Delo.autor

REZULTAT HISTORIK/ Skënderbeu i të rinjve befason Aston Villan

F.autor

Leave a Comment