Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN TEK MAN CITY/ Sterling: Unë lulëzoj duke ua dëshmuar të kundërtën njerëzve

Ylli i Manchester Cityt Raheem Sterling ka thënë se i pëlqen t’ua dëshmojë të kundërtën të tjerëve, pasi anglezi po shkëlqen nën urdhërin e Pep Guardiolas.

Sterling ka shënuar tetë gola dhe ka bërë tetë asistime në 17 paraqitje të tij në të gjitha garat e këtij sezoni, mirëpo ka marrë vazhdimisht kritika për veprime jashtë fushës nga mediat.

“Jam rritur duke thënë ‘Do t’ia blej një shtëpi nënës time, kështu që ajo mos të punojë më, dhe të mos stresohet më për asgjë’. Kur tentova që ta ndaloja atë nga puna, ajo ndaloi për një vit mirëpo pastaj vazhdoi përsëri”, ka thënë Sterling.

“Nuk shoh diçka të keqe nëse ia blen nënës tuaj një shtëpi”.

“Thjesht tentoj të ndërtoj vetën dhe të kem vetëbesim dhe t’ua dëshmojë të kundërtën njerëzve”.

“Nëse dikush më thotë se nuk mund ta bëj, unë them se mundem ta bëj”.

Related posts

Kombinim SPEKTAKOLAR mes SHQIPTARËVE, goli i LENJANIT bën xhiron e botës (VIDEO)

Isa.Autor

“NUK DO TË MOHOJ QË…”/ Nën akuzë pas transferimit tek Milani, portugezi zbulon të vërtetën

Delo.autor

E BUJSHME/ Historia e vjetër e viteve 800’, Messin e thërrasin në Itali për të votuar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment