Gennaro Gattuso thotë se nuk do të ndryshojë mentalitet, teksa ka kaluar një vit që kur ka marrë drejtimin e Milan.
Gattuso u emërua trajneri i Kuqezinjve nëntorin e kaluar pas shkarkimit të Vincenzo Montella-s dhe Milan është përmirësuar që nga ai moment, duke qëndruar vetëm një pikë larg një vendi që do t’i siguronte pjesëmarrjen në Champions League.
Gattuso ka qenë i famshëm për forcën e karakterit gjatë kohës kur luante futboll dhe ka konfirmuar në prag të ndeshjes me Parma-n se nuk do ta ndryshojë mentalitetin tani që është trajner.
“Bëj si i qetë, por ajo fjalë nuk ekziston në fjalorin tim,” shprehet Gattuso në konferencën e shtypit.
“Jetoj njësoj siç jetoja kur isha futbollit. Kaloj shumë orë duke punuar. Shpresoj të përmirësohem.
“Thonë se duhet të fitoj eksperiencë teksa rritem, do të jem 41 vjeç më 9 janar. Shpresoj që përmirësohem në leximin e ndeshjes dhe për mënyrën se si përgatitet.”