Futboll Sport

SHORTI I ELIMINATORËVE TË 2020/ Sadiku: Luajmë fatet ndaj Islandës dhe Turqisë, nëse kthehem unë, Roshi dhe Abrashi…

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, që po riaftësohet nga një dëmtim të gju, foli për Supersport menjëherë pas shortit të kuqezinjve në Europian, nga ku u shpreh:

 

Si ju duket shorti?

Sapo mbarova stërvitjen dhe e pashë shortin. Është një grup i fortë, do luhet midis Islandës dhe Turqisë, me këto dy ekipe do luajmë kualifikimin tonë. Megjithatë, e shoh si një grup të fortë. Të dyja janë të forta, si Islanda dhe Turqia. Për Francën, nuk po flas fare.

Problemi më i madh që kemi, është që t’i kemi të gjithë lojtarët kur të kemi ndeshjet…

E vërtetë, Bulku ka qenë afër ekipit çdo grumbullim dhe ai e di shumë mirë që kanë munguar shumë lojtarë. Në stërvitje janë dëmtuar disa lojtarë, dhe kur trajneri e ka menduar një formacion, dhe më pas është dëmtuar dikush dhe e ka zëvendësuar. Nuk e ka pasur kurrë 11-shen që ka dëshiruar. Shpresoj që unë të kthehem, Roshi, Abrashi, Kukeli të kthehen, të jemi në formë. Dhe të nisim eliminatoret në mënyrën më të mirë.

Related posts

Wenger: Paraja ka prishur futbollin, kampioni nuk dihet ende vetëm në Serie A

Q.Autor

EKSKLUZIVE/ Ardit Hoxhaj: Goli më çliroi, Zoti është treguar bujar me mua. Idhulli…

Isa.Autor

Inter-Crotone/ Formacionet e mundshme, Rafinha e nis ndeshjen nga stoli

Q.Autor

Leave a Comment