Futboll Seria A Sport

NUK E DINIM/ Akuzat për PËRDHUNIM: Revista gjermane zbardh DETAJET E TJERA për CR7, ka për tu…

Prej muajsh, Kristiano Ronaldo lejon fushën “të flasë”, ndërkohë në Las Vegas, policia vazhdon hetimet për çështjen Mayorga. Në javët e ardhshme, pritet të ketë njoftime të reja, por Der Spiegel ka nxjerrë në dritë dokumente të reja nga Football Leaks, për muajt pas ngjarjes shokuese që pretendohet të ketë ndodhur.

Sipas revistës gjermane, disa e-maile të reja ndërmjet përfaqësuesve ligjorë konfirmojnë se ekipi i Ronaldos dëshironte të kuptonte se çfarë kishte ndodhur atë natë, për të ndërtuar një strategji të vlefshme mbrojtjeje. Nga ana tjetër, avokatët e asit të Juventusit pretendojnë se një pjesë e mirë e këtyre dokumenteve janë të manipuluara. Sipas “Der Spiegel”, flitet se mes shtatorit dhe dhjetorit të 2009 janë bërë dy versione të përgjigjeve të Ronaldos, në mënyrë që çdo gjë të ishte e sigurt për vazhdimësinë e situatës.

Kjo çështje ka tronditur opinionin botëror, por gjithsesi, Ronaldo ka mohuar gjithmonë me çdo kusht të ketë kryer marrëdhënie seksuale pa aprovimin e Mayorgas. Gjithsesi, zërat jashtë fushe nuk kanë ndikuar në jetën profesionale të Ronaldos, i cili ka shkëlqyer në aventurën e tij të re me Juven, duke shënuar 10 dhe dhënë 6 assiste në 17 takimet e para sezonale.

Related posts

OZIL DREJT LARGIMIT NGA ARSENAL/ E ardhmja e “fantazistit” gjerman në Turqi tek klubi…

Delo.autor

NJË HAP LARG INTER/ Trajneri i Marokut shpjegon pse Hakimi do të ketë sukses në Serinë A

Delo.autor

Pjanic shumë pranë Man City? Dybala mesazh shokut të skuadrës…

Isa.Autor

Leave a Comment