Futboll Shqipëri Sport

NDESHJE E VAKËT/ Laçi dhe Kamza ndajnë pikët në një takim të “përgjumur”

Laçi dhe Kamza u ndanë në një barazim pa gola, në sfidën e javës së 15-të në Kategorinë Superiore. Sfida e luajtur në stadiumin e kurbinasve, pati shumë pak raste, për të pretenduar 3 pikët.

Pjesa e parë pa vetëm një rast të Boninit me kokë, ndërsa më shumë pati përplasje të ashpra në mesin e fushës. E dyta nisi me Kamzën më kërkuese, por nuk shfrytëzoi dot rastet me Plakun.

Mersinaj provoi në momentet e fundit të lojës me kokë, por Avdyli kontrolloi gjithçka me duar, dhe edhe lëvizjet e të dy teknikëve, Memelli dhe Gjoka, nuk sollën ndonjë realizim. Në fund 0-0, dhe të dyja ekipet që ndajnë nga një pikë.

Related posts

Real Madrid ndëshkon Juventusin, Ronaldo i papërmbajtshëm (Video)

Sadik.Autor

FITORE ME POLEMIKA/ Laçi mposht me përmbysje Kukësin në “Elbasan Arena”

Delo.autor

FITORE ME GOLEADË/ Manchester City “shkarkon artilerinë” në “FA Cup”

Delo.autor

Leave a Comment