Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI PREK FORMULA 1/ Mekanikët e McLaren dhe Haas në karantinë prej epidemisë

Rritet tensioni në Melburn, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1. Sipas mediave vendase, 1 anëtar i skuadrës McLaren dhe 2 të skuadrës Haas janë vendosur në karantinë, pasi kanë simptoma të coronavirus.

Një situatë delikate, pasi pak ditë para garës mund të ndodhë e paimagjinueshmja, të anullohet gara e parë sezonale e Formula 1. Mëngjesin e sotëm një person doli pozitiv me coronavirus në hotelin ku janë akomoduar mjaft skuadra në “Albert Park Hotel”, pranë pistës.

Të gjithë këta persona janë në karantinë në të njëjtin hotel (“Albert Park Hotel”), por frika është se të infektuarit nga coronavirus mund të jetë më shumë. Për momentin gara do të zhvillohet normalisht, por situata mund të ndryshojë në çdo moment.

Related posts

DALIN PAMJET/ 6 pishina dhe një qilar për 1000 shishe verë, brenda apartamentit përrallor të Leo Messi-t

Delo.autor

Sebastian Vettel “thumbon” Hamilton: Fituam në shtëpinë e rivalëve…

Isa.Autor

PEZULLIMI I SUPER LEAGUE/ Guardiola dhe Klopp ngrenë zërin: Po na shkatërroni…

Delo.autor

Leave a Comment