Futboll Seria A Sport

MILANI 2 FITORE BRENDA DITËS/ Chievo ndal Lazion, “DJALLI” “qëndron” në Champions

Chievo ka marrë një barazim 1-1 në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Lazios, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian. Një rezultat ky që i ka kushtuar vendin e katërt skuadrës së Thomas Strkoshas, që tani mbahet nga Milani.

Takimi i luajtur në “Bentegodi” është zhbllokuar në minutën e 25-të me një gol të Pellissier, teksa asisti është dhënë nga ish-milanisti Birsa.

Reagimi i miqve ka ardhur në minutën e 66-të me Ciro Immobile, që ka barazuar rezultatin dhe ka shënuar golin e tij të nëntë në kampionat, një më pak se Ronaldo dhe Piatek, dy kryesuesit e renditjes së golashënuesve.

Minutat e fundit kanë folur vetëm për miqtë, të cilët kanë kërkuar me ngulm golin, por pa arritur ta gjejnë atë.

Related posts

Jack Wilshere përfundon në radarin e Milanit

Sadik.Autor

PARA FINALES SË SUPERKUPËS/ Trajneri Klopp: Do të sillem mirë përpara arbitres, sepse…

Delo.autor

“NËSE JE I PAFAJSHËM, NUK DËNOHESH”/ “The Special One”: Katastrofë! Vendimi për City-n i turpshëm

Delo.autor

Leave a Comment