Futboll Sport

E BUJSHME/ Mancini “fërkon duart” për shortin: E rëndësishme që shmangëm Gjermaninë

Shorti i eliminatoreve të EURO 2020 që u hodh dje në Dublin duket se “përkëdheli” Italinë, duke e vënë në Grupin J, së bashku me skuadra si Bosnjë-Hercegovina, Finlanda, Greqia, Armenia dhe Lihtenshteini.

Duket qartë që të kaltrit janë jo vetëm favoritët kryesorë, por do të kenë një rivalitet thuajse minimal, pasi të gjithë skuadrat e grupit nuk po kalojnë një moment të mirë.

Këtë e pranon edhe tekniku i Italisë, Roberto Mancini, i cili shprehet i lumtur që ka evituar një përballje me Gjermaninë, ndërsa bën thirrje që të vlerësohet maksimalisht Bosnjë-Hercegovina.

“Duhet të pranojmë se është një short shumë i mirë. Ishte me shumë rëndësi që të shmangnim Gjermaninë, ndërsa tani duhet të përgatitemi me qetësi. Nëse ka një skuadër ndaj të cilës duhet bërë kujdes, është Bosnjë-Hercegovina, por të gjithë kundërshtarët duhet respektuar”, tha Mancini.

Related posts

DYBALA “shmang” BAYERNIN: Objektivi i Juventusit është i njëjti, nuk mendoj për…

Isa.Autor

PO LUAN TITULLAR/ Nacho: Dua të përfundoj karrierën tek klub më i madh në botë

Isa.Autor

THYEHET TABUJA 70-VJEÇARE/ Klubi shqiptar aktivizon për herë të parë në histori një futbollist të huaj

Delo.autor

Leave a Comment