Futboll Seria A

Ja fjalët e para të Blerim Xhemailit pas transferimit në Itali, futbolli në Kanada ishte shumë argëtues

Edhe zyrtarisht, Blerim Xhemaili është pjesë e Bolognas. Ai u rikthyer në Serie A nga Montreal Impact. Xhemaili tha se rikthimi në Serie A është vendim personal, duke mos treguar më shumë.

Pas vetëm një sezoni te Montreal Impact, mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, është rikthyer në Serie A te Bologna, pjesë e të cilës skuadër ishte në vitin 2016 duke shënuar tetë gola në 31 paraqitje.

Xhemaili u shpreh i lumtur që do të luajë sërish në Serie A dhe që do ta veshë fanellën e Bolognas.

“Jam i lumtur që gjendem këtu”, u shpreh Xhemaili.

“Kam pasur një sezon fantastik këtu dhe kjo është pse i kërkova presidentit të rikthehem. Vendimi për t’u rikthyer ishte personal dhe dua ta falënderoj Saputon, që më kuptoj”, shtoi Xhemaili.

“Shpenzova gjashtë muaj në Kanada dhe kam kaluar shumë mirë. Atje është tjetër lojë futbolli me Serinë A, edhe pse është shumë argëtuese”, shtoi mes tjerash shqiptari.

Related posts

Roma eliminon Barçën, Valencia humb 11 milionë euro

Sadik.Autor

SURPRIZON ISH KAPITENTI/ Flet Lorik Cana: Unë e munda Cristiano Ronaldon në…

Isa.Autor

Miqësorja me Kosovën, formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Sadik.Autor

Leave a Comment