Futboll Premier League

Antonio Conte: Nuk ishte penalti, Pedro simuloi ndaj Norwichit

Chelsea me mund të madh ka kaluar në fazën e tretë të FA Cup.

Londinezët triumfuan në saje të penaltive kundër skuadrës së Norwich Cityt, ku loja edhe pas vazhdimeve përfundoi e barabartë 1-1.

Në disa raste futbollistët e trajnerit Antonio Conte kërkuan penalti pasi mendonin se ishin ndalur në mënyrë të palejuar nga kundërshtarët.

Në një rast të tillë u gjend edhe sulmuesi spanjoll, Pedro, i cili mori kartonin e dytë të verdhë pasi gjyqtari kryesor mendoi se futbollisti u mundua ta mashtronte.

I të njëjtin mendim është edhe trajneri italian, Conte që ka pohuar se spanjolli ka simuluar dhe nuk ishte penalti.

“Duhet të jem i sinqertë sepse e kam shikuar rastin. Por, rasti i Williamit dhe Moratas që janë të dyshimtë, duhet ta pranoj që Pedro simuloi. Në këtë situatë lojtari është inteligjent për ta kuptuar gabimin”, pohoi Conte.

Mbetet të shihet se sa ndeshje do të mungojë spanjolli pas ndëshkimit me karton të kuq në takimin e së mërkurës.

Related posts

E BUJSHME/ MODRIÇ kërkon të bashkohet me INTERIN në janar, zikaltërit kanë të drejtë të…

Isa.Autor

“PËRBALLJA” MES DY SHQIPTARËVE NË SKOCI/Grezda shihet si “çelës suksesi” për Rangers në prag të sfidës me Livingston

Isa.Autor

Barcelona rrezikon të shndërrohet në Milan-in e ri!

Sadik.Autor

Leave a Comment