Futboll Seria A Sport

MILANI NË FESTË/ Rabiot-PSG “thyerje” totale, futbollisti LARGOHET që në JANAR

Kontrata e mesfushorit Adrien Rabiot me klubin francez të Paris Saint Germain, përfundon në muajin qershor të këtij viti dhe futbollisti ka filluar të bëjë valixhet gati, por largimi i tij mund të përshpejtohet për shkak të episodeve të fundit.

Francezi është paraqitur me vonesë në një nga seancat stërvitore të javës së kaluar dhe si ndëshkim, trajneri Thomas Tuchel ka vendosur të mos e grumbullojë për transfertën ndaj Bordeaux, që u zhvillua mbrëmjen e të dielës.

Thyerja mes palëve ekziston prej disa muajsh, aq sa tashmë janë mbyllur të gjitha rrugët për një rinovim të mundshëm, por episodet e fundit i kanë bindur drejtuesit e klubit parizien, që ta largojnë futbollistin që në muajin janar, për të përfituar sadopak.

Në pole për shërbimet e tij është Milani dhe Barcelona, por interes të fortë kanë shprehur edhe klube si Juventusi e Interi, gjithsesi klubi i PSG-së është në pritje të ofertave tashmë, për të larguar lojtarin që në merkaton e dimrit.

Related posts

DYBALA DUKET I LODHUR/ E dashura e tij SEKSI “bën zhurmë” me TATUAZHIN provokues

Isa.Autor

MIQËSORJA E DYTË/ Ja kur do të përballet Shqipëria ndaj Gjeorgjisë

Delo.autor

SIMEONE DREJT LARGIMIT/ Gati rokadave e stolave në Europë, ja kandidati i parë

Delo.autor

Leave a Comment