Boks Sport

DUELI I TITANËVE/ Fury PROVOKON sërish Wilderin për barazimin, mori një DHURATË nga…

Boksieri britanik Tyson Fury nuk e ka kapërdirë rezultatin e barazimit që gjyqtarët dhanë për duelin e peshës së rëndë mes tij dhe kampionit të botës Deontay Wilder, që falë këtij vendimi mbron titullin. Për të dy sportistët ky ishte barazimi i parë në karrierën e tyre, duke qëndruar të pamposhtur. Për Fury, ky vendim ishte si një dhuratë Krishtlindjesh për Wilder, pasi britaniku mendon se ai e meritonte fitoren dhe titullin kampion në kategorinë WBC.

“E gjithë bota e di se kush është kampioni i vërtetë i botës. Wilder mori një dhuratë të jashtëzakonshme nga gjyqtarët, që i lanë titullin kampion bote, që nuk e meritonte edhe pse këtë gjë e panë të gjithë. Wilder duhet të falënderojë yllin e tij të fatit për këtë vendim, pasi ai gjerdan më përkiste mua”, u shpreh Tysonn Fury, 27 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, ndërsa Wilder regjistroi barazimin e parë pas 40 fitoresh e asnjë humbje.

 

Related posts

Formacionet e mundshme, Shqipëri-Kosovë, ja befasitë e trajnerëve…

Sadik.Autor

Kastrioti-Luftëtari/ Formacionet: Sfidë për të dalë nga fundi, ekipet me surpriza

Isa.Autor

Lajm i dyshimtë nga vdekja e Davide Astorit!

Sadik.Autor

Leave a Comment