Futboll Seria A Sport

TALENTI ARGJENTINAS/ PSG e gjen në Rusi pasuesin e Thiago Mottas

Te kampionët e Francës, Paris Saint-Germain besojnë se kanë gjetur më në fund një pasues të Thiago Motta. Sipas zërave që vijnë nga brenda klubit parizien, drejtuesin kanë zgjedhur yllin e Zenit St Petersburg, Leandro Paredes si njeriun e duhur për të organizuar gjithçka në mesfushë.

Mediat franceze bëjnë me dije se shumë shpejtë drejtues të klubit do të nisin bisedimet me përfaqësuesit e 24-vjeçarit, e më pas me drejtuesit e Zenit, për të arritur një marrëveshje për transferimin e argjentinasit në “Parc de Princes”. Paredes u transferua te Zenit në verën e vitit 2017 nga Roma, ndërkohë që mesfushori pëlqehet edhe nga Milani.

Related posts

E BUJSHME/ Skënderbeu “MBRET” i Superligës, i madh përballë të mëdhenjve!

Isa.Autor

Parashikimi-Skedina/ Këto janë ndeshjet që mund tu bëjnë me para sot

Q.Autor

NJËSOJ SI MESSIT/ Tifozi shqiptar futet në fushë dhe i puth këmbën Granit Xhakës

F.autor

Leave a Comment