Futboll La Liga Sport

AS MISH AS PESHK/ Trajneri i River Plate: Finalja në Madrid, janë GRABITUR disa…

Pas trazirave të shumta të zhvilluara në prag të ndeshjes Boca Juniros dhe River Plate, është marrë vendimi që ndeshja të luhet në “Santiago Bernabeu”, stadiumin e Real Madridit. Incidentet po sjellin pasojat e veta dhe nuk e kanë bërë aspak të thjeshtë zhvillimin e ndeshjes në kohën e vet, madje e bënë të pamundur atë.

“CONMEBOL” është detyruar të “spostojë” ndeshjen jashtë Argjentinës kësaj here, në pamundësi për ta zhvilluar atë atje, për shkak të frikës se incidentet e turpshme do të përsëriteshin.

Riveri është vendosur në Vladebebas, e cila është qendra stërvitore e Realit, ndërsa Boka është vendosur 20 kilometra më larg, në Las Rozas, qendra federale teknike.

Përpos të gjitha këtyre ngjarjeve, trajneri i Riverit duket se nuk ka qenë aspak i kënaqur me këtë vendim duke e quajtur të turpshëm.

“Kupa Libertadores 10 mijë kilometra larg nga këtu? Kur të kthejmë një ditë kokën pas të gjithë, do e cilësojmë këtë vendim si një turp absolut. Ata i kanë grabitur tifozët”, është shprehur Marcelo Gallardo.

Related posts

TANI NUK KA GJOBA, KA PËRJASHTIME! Idrizi TËRBOHET pas Byllysit dhe e kap skemën e Sadedinit

Delo.autor

BARDHI BËHET “HERO”/ Partizani mposht Laçin dhe shikon nga titulli kampion

Isa.Autor

“ÇMENDET MOURINHO”/ 150 milionë euro për të transferuar SUPER YLLIN e Barçës

Isa.Autor

Leave a Comment