Futboll Sport Të tjera

“MBRETËRIT E ATLETIKËS”/ IAAF zgjedh “Atletët më të mirë të vitit 2018”, ja fituesit

Në Montekarlo është zhvilluar sot në mbrëmje ceremonia “gala” e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF), e cila ka zgjedhur dy atletët më të mirë të vitit 2018, në të dyja kategoritë. Për meshkuj triumfoi atleti kenian Eliu Kipchoge, sportist i garës së 5 mijë metrave. Ndërsa për femra, trofeun e mori atletja kolumbiane Caterine Ibarguen, sportiste e garave të kërcimit së gjati, së larti dhe 3-hapsh.

Atleti 34-vjeçar nga Kenia ishte favorit për ta fituar këtë trofe, gjë e cila u konfirmua edhe nga votimet e fansave, atletëve të tjerë dhe jurisë. Këtë vit ai vendosi rekordin e ri botëror në garën e maratonës, çka i dha mundësinë që të fitonte edhe këtë çmim të veçantë. Po 34-vjeçe është edhe atletja kokumbiane, e cila këtë vit triumfoi në të gjitha eventet ndërkombëtare ku mori pjesë, përfshi edhe Ligën e Diamantit.

Related posts

DUAN LAVDIN E DIKURSHME/ Dyshja e kampionëve monitorojnë stërvitjen e MILANIT

Isa.Autor

HUMBASIN KREUN/ Barcelona bën “vetëvrasje” në 68 sekonda me Leganes (VIDEO)

Isa.Autor

RUDY GUBERT ME KORONAVIRUS/ NBA me vendim drastik, mbyll sezonin e rregullt (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment