Futboll Premier League Sport

NUK ËSHTË MIRË/ Mourinho REFUZON kanalin televiziv të Man United: Pse duhet t’ju…

Jose Mourinho nuk pranoi t’iu përgjigjej pyetjeve të kanalit televiziv të Manchester United, duke pranuar se do ta ketë të vështirë të përzgjedhë ekipin, që do të përballet me Arsenalin, në Premier League. “Djajtë e Kuq” shkojnë në përplasjen e së mërkurës me “Topçinjtë” për të kërkuar fitore, e cila iu mungon që nga 3 nëntori.

Mourinho ishte pa mbrojtësit Victor Lindelof, Chris Smalling dhe Eric Bailly, kur të tijtë morën një barazim zhgënjyes, 2-2 me Southampton, të shtunën. Ai u pyet nga MUTV për një përditësim të situatës me krizën e lëndimeve në mbrojtje.

“Nuk dua t’ju përditësoj, – u përgjigj 55-vjeçari. – Do të doja që TV Arsenal të bënte të njëjtat pyetje, por jo. Ata fshehin gjithçka përbrenda, prandaj pse duhet t’ju përgjigjem”. Vizita e Arsenalit është e para e dy ndeshjeve në shtëpi, për katër ditë, që Manchester United do të luajë. “Djajtë e Kuq” kanë fituar vetëm tri nga gjashtë ndeshjet e tyre të Premier League në “Old Trafford”, këtë sezon.

“Ne do të jemi në vështirësi përsëri për të ndërtuar ekipin, – shtoi Mourinho. – Do të na duhet përsëri të bëjmë adaptime dhe kompensime, për të pasur një ekip të balancuar në fushë. Por, unë besoj se do të kemi shpirtin e duhur luftarak, sa ta fitojmë ndeshjen”.

 

Related posts

Milan ka lojtarët më të rinj në Serie A

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta trajneri i atletikës shqiptare, nuk e mposhti dot sëmundjen e rëndë (FOTO)

Delo.autor

KATEGORIA E PARË/ Shijakasit i afrohen Vllaznisë, kavajasit lënë prapa Bylisin

Isa.Autor

Leave a Comment