Futboll La Liga Sport

FUTBOLLI PËR TA ËSHTË JETË/ Me bekimin e mijëra tifozëve, BOCA lë Argjentinën (VIDEO)

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga finalja e dytë e Kupës Libertadores mes River Plejtit dhe Boka Zhuniors që do të luhet në Spanjë, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ekipi i Bokës është larguar nga Argjentina në drejtim të Spanjës. Për të përcjellë ekipin e tyre të zemrës, në rrugët e qytetit kishin dalë me mijëra tifozë, të cilët i kanë dhënë mbështetje dhe bekimin e tyre skuadrës së zemrës.

Mbrëmjen e së martës, ekipi i Bokës është nisur në drejtim të aeroportit për të lënë Argjentinën dhe destinacioni i ardhshëm i skuadrës argjentinase, është kryeqyteti spanjoll aty ku duhet të tregojë forcën reale ndaj River Plejtit.

Ashtu si edhe ndeshja e parë, e sidomos pas problemeve të shumta në Argjentinë, edhe finalja e dytë pritet që të jetë e tensionuar si në fushën e blertë e në tribuna, ashtu edhe jashtë stadiumit. Kujtojmë që pak ditë më parë, u raportua se janë rezervuar të gjitha fluturimet në drejtim të Madridit nga tifozët e të dyja skuadrave, që njihen si më të çmendurit në botë.

 

Related posts

2019 REKORD PËR CR7/ Parashikohen 110 milionë euro të ardhura që vijnë…

Delo.autor

Skandal në Gjermani, Werder Bremen pi birra të skaduara në konferencat e shtypit

Q.Autor

Hysaj feston jubileun, rrugëtimi i kampionit të Napolit në Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment