Futboll Seria A Sport

MILANI MERR SUPER LAJMIN / Zyrtare:”DJALLI” FIRMOS me “BLERJEN E RE” deri në 2020

Nuk kishte më asnjë dyshim, por tani ka ardhur zyrtarizimi. Ivan Gazidis bëhet drejtori i ri efektiv i Milanit, detyrë të cilën është kontraktuar për ta bërë deri në vitin 2020. Ish-menaxheri i Arsenalit ndodhej në Milanello ditët e fundit, i shoqëruar nga Leonardo dhe Maldini. Kësisoji, në fakt aventura e tij me kuqezinjtë kishte filluar.

Në asamblenë e anëtarëve të klubit, e mbajtur mëngjesin e sotëm, pritej vetëm njoftimi, i cili arriti në kohë. Gazidis është shtuar si anëtar i ri i Bordit të Drejtorëve të Milanit, numri i të cilëve kalon nga tetë në nëntë.

Samiti, në prani të 26 aksionarëve (mungonte Franck Tuil, menaxher i “Elliott” dhe një pjesë e Bordit), gjithashtu vëzhgoi modifikimin e disa neneve të Statutit të Milanit, i hartuar më herët, në projektin e vjetër të Li Yonghong.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ FIFA i heq pezullimin në merkato Luftëtarit

Delo.autor

RIHAPET KAMPIONATI/ Vllaznia mposht Tiranën dhe afrohet me kreun

F.autor

STATISTIKAT/ Trajneri Mema fotokopje e Ze Marias, një pikë në 3 ndeshjet e para

Isa.Autor

Leave a Comment