Champions League Futboll Sport

RUHET TRADITA/ Championsi në fundjavë? Shoqata e futbollistëve NUK PËRMBAHET dhe del…

Nuk ka ende informacione të qarta, por reforma e madhe europiane e futbollit, e cila duhet të hyjë në fuqi nga viti 2024 (me Champions League si protagoniste absolute) tashmë fillon të flasë më shumë. “Fotografia” e kësaj reforme, e bërë nga “La Repubblica” është e komplikuar dhe, për të thënë të paktën, befasuese.

Le të thellohemi disi. Zërat e bashkërendimit të punës mes UEFA dhe ECA paralajmërojnë një produkt si vijon: nga viti 2024 e tutje, Liga e Kampionëve do të mund të luhet në fundjavë, me format 4 grupesh, me nga 8 ekipe secili. E gjitha kjo do t’i shumëfishonte ndeshjet (të paktën, nga 14 për çdo ekip pjesëmarrës) dhe do të bllokonte orarin pikant të përfitimit nga të drejtat televizive.

Në të gjitha kampionatet kombëtare, ndeshjet do të zhvendoseshin në mes të javës, çka është e kundërta e asaj që ndodh tani. Por, alarmi konsiderohet i pajustifikuar në qarqet e UEFA-s. Në Nyon justifikohen duke thënë se gjithçka është e parakohshme, sepse asnjë reformë nuk është miratuar ende.

Por “FIFApro”, Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë, tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e vet. Sekretari i këtij organizimi mjaft të rëndësishëm për futbollistët, holandezi Theo Van Seggelen, u shpreh i zemëruar:

“Kampionatet kombëtare janë themelet e futbollit. Federatat duhet të shmangin supozimin që të luajnë në mesjavë dhe t’ia lënë vendin Champions-it në fundjavë. Në këtë rast do të kishte konkurrencë të pandershme për të drejtat televizive. E gjitha kjo është e papranueshme”.

Gjithçka (ose pothuajse) është në duart e Aleksander Ceferin dhe Andrea Agnelli, presidentëve të UEFA dhe ECA, respektivisht. Kush e di se çfarë na pret në të ardhmen e futbollit tonë…

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Atletico trondit “Zonjën e Vjetër”, City fiton me përmbysje të çmendur

Delo.autor

Gjoka: 4 pikë larg Teutës nuk janë asgjë në këtë kampionat

Q.Autor

DESTINACION I RI PËR MANAJ/ Ylli i Kombëtares pritet të vazhdojë karrierën në shtetin fqinj të Spanjës…

Delo.autor

Leave a Comment