Futboll Sport

RRËFEHET ALLEGRI/ Te JUVE më QËLLUAN me VEZË në fillim, ju tregoj gabimin tim të fundit

Masimiliano Alegri është shpallur trajneri më i mirë i vitit në ceremoninë “Gazzetta Aëards” të organizuar nga “Gazzetta dello Sport”. Tekniku italian e ka marrë detyrën te skuadra e Juventusit mes shumë problemeve dhe këtë ai e ka rrëfyer edhe pas fitimit të çmimit.

Ndërsa ka shpjeguar edhe gabimin e fundit që ka bërë. ““Profesioni i trajnerit ishte sfida ime. Më pëlqejnë gjërat e pamundura ose pothuajse. Kur mora drejtimin e Juventus më hodhën vezë dhe kishte pakënaqësi. Unë i thashë vetes: ‘Shpresoj që pas një viti kjo situatë të ndryshojë” – ka thënë fillimisht Alegri.

“Gabimi i fundit? Kundër Mançester Junajtid kur humbëm 2-1. Ndonjëherë e humb ndeshjen për shkak të zëvendësimeve. Gabova në atë moment, por herë të tjera gjërat kanë shkuar më mirë” – ka përfunduar ai.

 

Related posts

PARALAJMËRON DORTMUNDIN/ Trajneri i Ajax-it: Zëvendësuesi i Haaland kushton shtrenjt

Delo.autor

PROBLEMET NË MBROJTJE/ Mourinho detyrohet të hedh sytë në kampionatin turk

Isa.Autor

LIVE/ Kukësi në avantazh ndaj Luftëtarit

Q.Autor

Leave a Comment