Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool-Roma, Sfida e “Anfield” premton gola

Champions League do të kthehet të martën në mbrëmje me gjysmëfinalen e parë që do të luhet mes Liverpool dhe Roma në “Anfield”. Askush nuk priste që Liverpool të shkonte kaq larg në Champions League, veçanërisht pas dy barazime të njëpasnjëshme të marra në fazën me grupe kundër Sevilla dhe Spartakun e Moskës.

Por ata janë përmirësuar ndjeshëm që nga ato ndeshje, siç është parë edhe në paraqitjet e bukura të bëra në çerekfinale kundër Manchester City. Ata, në fakt, kanë fituar ndaj kampionëve të Anglisë në të dy takimet. Kështu, pasi kanë eliminuar një nga skuadrat më të mirë në botë, ata mund të ndihen shumë mirë për gjysmëfinalet.

Jurgen Klopp ka vendosur të lërë pushim disa nga yjet e ekipit në ndeshjen e luajtur të shtunën në fushën e West Bromwich. Roberto Firmino, Andy Robertson, Trent Alexander-Arnold, Dejan Lovren dhe Alex Oxlade-Chamberlain nuk kanë qenë pjesë e formacionit titullar. Lojtari që ka qenë në fushë nga minuta e parë, ka qenë Salah, i cili është në garë për të fituar Këpucën e Artë dhe që të dielën është shpallur Lojtari më i Mirë i Premier League për këtë sezon.

Egjiptiani ka qenë i papërmbajtshëm edhe në Champions, me tetë gola të shënuar në 10 ndeshje dhe me katër nga këta gola që kanë ardhur në pesë të fundit. Gjithsesi, Roma nuk është një skuadër që duhet nënvlerësuar. Italianët kanë përmbysur një disavantazh prej 3 golash kundër Barcelona-s për t’u kualifikuar në fazën gjysmëfinale. Fakti më mbresëlënës është se verdhekuqtë kanë realizuar 3 gola kundër katalanasve dhe nuk kanë pësuar asnjë.

Ndërkohë, shumë gola janë shënuar në “Anfield” në këtë sezon dhe pjesa më e madhe e tyre janë realizuar nga vendasit. Ata kanë shënuar 34 gola në 12 ndeshjet e fundit të luajtura aty, duke shënuar të paktën dy gola në 11 nga këto ndeshje. Gjithsesi, ata do të përballen me një ekip që nuk ka arritur të shënojë vetëm në një nga 11 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në transfertë në të gjitha kompeticionet.

Shifra dhe Fakte
– Roma ka marrë katër fitore, dy humbje dhe një barazim në shtatë ndeshjet e luajtura kundër Liverpool, por tre nga fitoret e italianëve kanë ardhur në miqësore. Në ndeshje zyrtare, Liverpool ka marrë dy fitore, një humbje dhe një barazim në katër takimet e zhvilluara kundër Roma-s.

– Liverpool ka fituar 9 nga 12 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi në të gjitha kompeticionet, duke marrë vetëm një humbje.
– Roma ka shënuar në të gjitha ndeshjet që ka luajtur në transfertë në këtë edicion të Champions League, por ka humbur 3 takimet e fundit të luajtura larg shtëpisë.

Related posts

“MË PËLQEN TË LUAJ NË PREMIER LEAGUE”/ Rrëfen portieri Strakosha: Ju tregoj ëndrrën time më të madhe

Delo.autor

E PABESUESHME TEK ROMA/ Gjendet një fëmijë i humbur falë VIDEOS së prezantimit të El Shaarawy

Delo.autor

“Plakushi” për 100 ditë bëhet trajneri më i mirë në Europë

Q.Autor

Leave a Comment