Futboll Premier League Sport

YLLI I MAN UNITED REPLIKON MOURINHON/ Pogba: Skemat e tij po SHKATËRROJNË…

Vijojnë polemikat te skuadra e Manchester United dhe pas akuzave të trajnerit Jose Mourinho, që e ka cilësuar mesfushorin francez si “një virus që po infekton skuadrën”, ka ardhur sot replika e kampionit të botës. Sipas medieve britanike, ka qenë lojtari ai që ka thënë se skemat e trajnerit portugez nuk japin efekt, sepse ato nuk i përshtaten lojës së lojtarëve.

“Mourinho po na limiton në veprimet tona me skemat e tij, jo vetëm mua por mjaft futbollistë të tjerë të United, që nuk po dalin në lojën e tyre. Kjo e bën të vështirë qarkullimin e topit dhe organizimin e lojës”, mësohet të ketë thënë Pogba. Duket se mesfushori ka nisur një betejë me trajnerin portugez, lajm që konfirmohet nga “The Times”, që i referohet burimeve brenda skuadrës së “djajve të kuq”.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Zhbllokohet derbi në “Air Albania”, Melo ndëshkon “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

PËLQEHET NGA RIVALËT E SERIE A/ Roma dhe Fiorentina në garë për mesfushorin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Si sot, 29 vjet më parë, kur Milan shkatërronte 5-0 Real Madridin…

Sadik.Autor

Leave a Comment