Boks Të tjera

KATEGORIA E RËNDË WBC/ Wilder poston video për ta dëshmuar se e ka rrahur Furyn…

Deontay Wilder e ka postuar një video në rrjetet sociale dhe ka pohuar se përmes saj ka ofruar dëshmi se ai ishte fitues i ndeshjes kundër Tyson Furyt javën e kaluar.

Ai pohon se Fury nuk ia doli të ngrihej në këmbë brenda numërimit deri në 10 nga gjyqtari.

Ndeshja mes dy boksierëve të pamposhtur për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë WBC përfundoi me barazim kontrovers.

Fury u rrëzua dy herë dhe u duk i mbaruar në rundin e fundit, kur Wilderi ia dha dy bokse të fuqishme, megjithatë – kampi i tij dhe shumica e adhuruesve të boksit – insistuan se Fury është dashur të shpallej fitues.

Wilder, megjithatë, këmbëngul se ai është dashur të fitojë me nokaut, duke pohuar se gjyqtari Jack Reiss i dha Furyt shumë kohë për t’u çuar në këmbë përsëri.

“Ia pashë sytë duke iu rrotullar. Shumë njerëz thanë aty është dashur të ndërpritej meçi. Nëntë në 10 gjyqtar do ta kishin ndërprerë meçin”, shkroi Wilder.

Për ta dëshmuar se ai është dashur të fitonte, Wilder postoi një video në Instagram.

Related posts

Harroni McGREGORIN dhe KHABIBIN! Boksieri i famshëm SHQIPTAR ngjitet në ring

Isa.Autor

Pesha e lehtë, Lomachenko sfidon Linares për titullin kampion

Sadik.Autor

FORMULA 1/ “Vettel mentor për mua”, djali i legjendës Schumacher: Ja çfarë kam trashëguar nga im atë

Delo.autor

Leave a Comment