Futboll Sport

ISH-ARBITRI MBRON VENDIMIN E TIJ/ Piero Ceccarini: As VAR nuk do ta kishte dhënë penallti për faullin ndaj Fenomenit

Ish-arbitri Piero Ceccarini ka mbrojtur vendimin e tij për të mos akorduar penallti për Inter ndaj Juventus-it, duke thënë se as VAR nuk do ta konsideronte të tillë.

Incidenti ka ndodhur para më shumë se 20 viteve, por polemikat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

Juve-s iu dha një penallti një aksion më pas, të cilën e humbi Alessandro Del Piero, por gjithsesi fitoi ndeshjen dhe kampionatin.

“E kam thënë disa herë, mbase njerëzit nuk më dëgjojnë,” shprehet Ceccarini për Radio Crc.

“Bashkë me mua, ka pasur edhe specialistë të tjerë që kanë qenë dakord me mua. Ajo nuk ishte penallti.

“Jam i sigurt që po të ndodhte sot, do të bëja të njëjtin vendim. Nëse ata specialistë do të kishin qenë te VAR-i, ata nuk do ta konsideronin penallti.”

Related posts

NDEROHET NË DUBAI/ Paratici: Juventusi është në momentin më të mirë historik, ne kemi…

Delo.autor

“JAM MË I SHPEJTË SE STERLING”/ Broja ka ankesa për FIFA-n. Lojtari i Anglisë e ngushëllon: Nuk të njohin ende

F.autor

Icardi i pasigurt për të ardhmen: Do të flas me klubin…

Sadik.Autor

Leave a Comment