Futboll Premier League Sport

PAS HUMBJES NDAJ WOLVES/ Maurizio Sarri: Ne ishim papritmas një ekip tjetër, prandaj unë…

Maurizio Sarri duket i dorëzuar. Ai ka thënë se Chelsea nuk do të jetë sfidues për titullin në Premier League, këtë sezon. Megjithatë, tani është bërë mjaft e qartë se edhe renditja në “top 4” nuk është aspak e sigurtë.

“Mendësia e çuditshme”, që Sarri e ka deklaruar në mënyrë të përsëritur, ka qenë e ekspozuar për të gjithë, para së gjithash ndaj Tottenhamit, javën e kaluar, dhe mbrëmë ndaj Wolves, në humbjen 2-1.

Blutë e Londrës dominuan pjesën më të madhe të lojës, por mbetën pa asgjë në fund.Mendoj se kemi luajtur shumë mirë për 55 minuta, – u tha Sarri gazetarëve. – Pas golit të parë, në rezultatin 1-1, ishte një aksident, sepse e kishim në kontroll të plotë ndeshjen. Ne ishim papritmas një ekip tjetër, pa distancat e duhura, pa futbollin tonë, nuk e di pse.

Unë jam shumë i shqetësuar, jo për rezultatin, por për faktin që nuk kemi reaguar ndaj pësimit të golit të parë. Ne nuk reaguam aspak, prandaj jam shumë i shqetësuar për këtë”.

Related posts

“HUMBJA NDAJ TIRANËS TREGOI…”/ Brdariç: Nuk ka rëndësi nëse do të kemi përballë Laçin e fortë apo atë të dobët

Delo.autor

PAS MEDALJEVE VJEN TRAJNIMI/ Unioni Europian i Xhudos me elozhe për ish-kampionen kosovare

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Nesër luhen ndeshjet e dyta të çerekfinaleve, takimet premtojnë spektakël & emocione

F.autor

Leave a Comment