Futboll Premier League Sport

SIGURIA E PAMJAFTUESHME NDAJ LOJTARËVE/ Klopp: Askush nuk mund ta gjykojë atë, është si…

Mbrëmjen e së mërkurës Liverpool mori një fitore 3-1 në shtëpinë e Burnley, por trajneri, Jurgen Klopp nuk duket i kënaqur nga rezultati për shkak të sigurisë së pamjaftueshme të ofruar ndaj lojtarëve të tij në fushën e blertë. Trajneri gjerman e ka marrë indicien nga dëmtimi i mbrojtësit të tij Joe Gomez, i cili pati një problem në kyçin e këmbës dhe sipas teknikut nuk është një problem kalimtar.

“Pas sfidës së parë, nuk e di kush e bëri një rrëshqitje nga 5 metra për të marrë topin, të gjithë e pëlqejnë këtë, unë i thash arbitrit nuk është faull por ju lutem thojuni që të mos e bëjnë.”

“Askush nuk mund ta gjykojë atë. Ti merr topin në rregull, por është si boulling sepse merr edhe lojtarin. Ka ndodhur 4-5 herë, të gjithë e pëlqejnë, por Joe është i dëmtuar dhe ndoshta nuk është problem kalimtar.”

Related posts

MOMENTE PANIKU/ Sulmuesi rrezikoi jetën, përplasje e frikshme në kampionatin portugez (VIDEO)

Delo.autor

Interesimi i klubeve të mëdha për Chiesan, Fiorentina i vendos çmimin ‘stratosferik’

Q.Autor

LECCE-INTER/ Conte kërkon me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment