Futboll Seria A Sport

Juventus gjen pasardhësin e Buffon te Barcelona

Pas 17 viteve legjenda e portës Gianluigi Buffon largohet nga Juventus. Dhe mesa duket klubi italian e ka gjetur pasardhësin e tij, ai luan te Barcelona.

Sipas Don Balon, Marc-Andre ter Stegen thuhet të jetë objektivi kryesor i Juve-s. Kampionët e Italisë thuhet të jenë gati të paguajnë 80 milionë euro për shërbimet e gjermanit.

Me këtë shumë ai do të thyente rekordin duke u bërë portieri më i shtrenjtë i historisë. Deri tani, shuma më e madhe e paguar për një portier është 53 milionë euro.

Sipas medias spanjolle, ter Tegen kërkon të luajë për shumë vite te Barcelona, por opsioni për të qenë pasardhësi i Buffon, e ka tunduar gjermanin.

“Ai është zhvilluar shumë si portier në vitin e fundit,” ishin fjalët e Buffon për portierin e Barcelona-s. Ai ka një kontratë e cila përfundon në 2022.

Pasardhësit e tjerë potencialë për portën e Juve-s janë Perin i Genoa dhe Donnarumma i Milan.

Related posts

ZBULOHET OFERTA ARABE PËR INTER/ Steven Zhang kërkon 1.3 miliardë për shitjen e klubit zikaltër

F.autor

RUSI 2018/ Anglia ndan numrat për Kupën e Botës…

Sadik.Autor

SPEKTAKOLARE/ Hysaj fiton “derbin” ndaj Strakoshës, Napoli përmbys Lacion (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment