Futboll Sport

DEKLARATË PROVOKUES PËR FUTBOLLIN/ Fenomeni: Kur nis himni i Champions League lojtarët e bëjnë…

Sa vlen Champions League në futbollin aktual? Ka lojtarë që thonë se vlen më shumë se Kupa e Botës dhe Fenomeni Ronaldo nr lidhje me këtë çështje lëshon një deklaratë provokuese për futbollin modern, duke folur për mediat meksikane, pasi ishte në Meksikë në cilësinë e ambasadorit të Champions League.

“Kur nis himni i Champions League lojtarët e bëjnë në brekë nga frika. Më pas nis ndeshja dhe relaksohen”.

Ronaldo, autor i 362 golave në karrierë, nuk e ka fituar kurrë Champions League  por ka fituar 2 Kupa Botë dhe kaq mjafton.

“Futbolli ka ndryshuar, shpresoj që lojtarët të jenë sa më të ndershëm, brenda e jashtë fushe. Më pas mendojnë arbitrat për të ndëshkuar simuluesit”.

Ronaldo flet edhe për një tjetër legjendë të futbollit, Kristiano Ronaldo: “Ai meriton gjithçka, është futbollist i jashtëzakonshëm”.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Edon Zhergova i mahnit të gjithë me këtë gol “alla” Messi (VIDEO)

Delo.autor

CELTA VIGO-BARCELONA/ Pas një pasimi nga “Pleshti”, Suarez nuk mund të ndalet (VIDEO)

Delo.autor

KOVAC NË KAOS/ “Pleq” që bëjnë ligjin, tetë arsye të krizës te Bajerni

Isa.Autor

Leave a Comment