Futboll Seria A Sport

“Ju nga GJAKOVA jeni të frikshëm”/ CANA tregon se si u TREMB Etrit BERISHA pasi e preku padashje në…

Lorik Cana ka folur për një situatë të veçantë të ndodhur në Kombëtare gjatë kohës kur ai ishte pjesë e kuqezinjve. Në një grumbullim të radhës, ish-kapiteni i kuqezinjve ka treguar atë që kishte ndodhur në dhomën e hotelit ku qëndronte me Etrit Berishën.

Loriku i qeshur deklaroi: “Ishim në një grumbullim radhe dhe qëndroja në dhomë me Etrit Berishën. U çova për të shkuar në tualet, por e kisha fikur dritën. Kur u ktheva, mendova se jam pranë shtratit tim dhe aty në terr, nisa të prek me duar krevatin për t’u ulur.

Por, isha te shtrati i Etritit dhe në fund preka e atë. Ai u çua i trembur dhe bërtiti. Mbaj mend që tha: “Aman o burrë se na bëre me zemër. Ju nga Gjakova jeni të frikshëm. Plus që kemi edhe 10 ditë në grumbullim, ku i dihet“, përfundoi Cana duke qeshur.

Related posts

NJË KOMENT NË FAQEN E UEFA BËN “BUJË”/ Ballist Morina “tërbon” serbët: Skandal dhe provokim

F.autor

“SIGURISHT QË DO TA DOJA NË SKUADËR”/ Mbrojtësi Ramos: Messi do të na ndihmonte të fitonim…

Delo.autor

“Mbretërit” e Europës/ Surpriza më e madhe vjen nga Anglia këtë sezon

Isa.Autor

Leave a Comment