Futboll Sport

SFIDA E “ZJARRIT”/ Tifozi i River Plate tregon pse GJUAJTI me gurë autobusin e Boca Juniors

Martin Firpo, mbështetësi i zjarrtë i River Plate, që sulmoi autobusin e Boca Juniors, e pranoi gabimin e tij.

Ishte guri i hedhur prej tij, ai që gjeneroi incidentet e dhunshme më tej.

Ai pranoi se ndihej keq për atë që ndodhi dhe u justifikua për veprimin e tij, duke treguar se ishte një impuls, që nuk mundi ta kontrollonte.

“Ishte një moment, në të cilin nuk dita ta kontrolloja veten dhe për këtë më vjen keq”, tha tifozi, i cili do t’i nënshtrohet një gjyqi të shkurtuar, që mund ta dënojë atë me dy vite e katër muaj burgim.

Nga ana tjetër, agresori, i cili provokoi incidentet, tha gjithashtu: “Shkova në stadium me familjen time dhe nuk duhej t’i bëja këto gjëra. E di që kam gabuar dhe për këtë jam penduar”.

Related posts

Campo: Reali duhet ta ndalë Iniestan nëse dëshiron rezultat pozitiv kundër Barçës

Delo.autor

MEDALJE NË BOTËROR/ Rrëfehet boksieri Alban Beqiri: Ja si i heshta serbët

Delo.autor

NUK KA SURPRIZA/ Ja kush zgjidhet GOLI më i bukuri i javës në Champions League

Isa.Autor

Leave a Comment