Përfundimi i ndeshjeve të sotme të Kupës së Italisë, me kualifikimin e Virtus Entelës dhe Torinos, i ka dhënë fund edhe plotësimit të listës me 16 skuadrat që do të kalojën në turin tjetër të turneut.
Sipas shortit të paracaktuar dhe skemës në fjalë, turi i ardhshëm dhuron disa duele mes skuadrave të Serisë A, si Milan-Sampdoria, Fiorentina-Torino apo Juventus-Bolonja,. Gjithsesi, kalendari i paracaktuar edhe për çerekfinalet, sheh Juventusin të ketë një rrugëtim më të thjeshtë për në gjysmëfinalet e aktivitetit, duke evituar të gjitha skuadrat e mëdha në Itali.
Ndërkohë, ana tjetër e skemës sheh skuadrat si Milan, Inter, Napoli e Lacio të përplasen me njëra –tjetrën në rrugëtimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti.
Faza 1/16
1 – Milan-Sampdoria
2 – Napoli-Sasuolo
3 – Lacio-Novara
4 – Inter-Benevento
5 – Fiorentina-Torino
6 – Roma-Virtus Entela
7 – Juventus-Bolonja
8 – Atalanta-Kaljari
Çerekfinalet
Fituesi 1-Fituesi 2
Fituesi 3-Fituesi 4
Fituesi 5-Fituesi 6
Fituesi 7-Fituesi 8