Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI MË I SHPEJTË NË SERIE A/ Një futbollist grek “pushton” Italinë

Greqia kishte një brez të artë në mesin e viteve 2000, ku fitoi edhe Europianin në vitin 2004, duke mposhtur Portugalinë e Kristiano Ronaldos dhe Luis Figos në finale.

Por që nga kjo ndeshje, futbolli grek pësoi rënie të menjëhershme dhe futbollistët nga ky shtet ishin të paktë. Por njëri bën dallim… Kostas Manolas, mbrojtësi i Romës që po çmend të gjitha skuadrat e Serie A, që e duan me doemos në skuadër.

Manolas duket se nuk do të qëndrojë më në Romë, për shkak se klubi nuk po tregon ambicie për të fituar trofe. Menjëherë Juventusi, Milani, Interi, por dhe rivalët e urryer të Lacios kanë nisur punët për tu interesuar për çmimin, koston e transferimit dhe detajet e tjera.

Roma është mësuar të lërë lojtarët më të mirë të largohen, por preferon t’i shesë jashtë Italisë. Edhe nga pjesa tjetër e Evropës, ka interes për Manolas, me disa skuadra angleze e spanjolle që janë gati të paguajnë për shërbimet e tij.

 

 

Related posts

“S’DIMË SI TË SHËNOJMË”/ Allegri: Sërish shumë gabime dhe të fjetur në pjesën e dytë, jam në tension…

Delo.autor

Derbi madrilen Real-Atletico/ Superkupa e Europës është spanjolle

Isa.Autor

QERIMAJ SINJAL KUNDËRSHTARËVE/ Ja pesha që ngre në stil shtytje

Isa.Autor

Leave a Comment