Kosova Shqipëri

Haradinaj uron Gjakovën dhe Krasniqin, nuk e harron Kukën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin për medaljet e fituara të premten në Tunizi.

Nora Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix duke e mposhtur jugkoreanen, Youjeong Kwon, ndërsa Distria Krasniqi rrëmbeu medaljen e argjendtë në Kupën Botërore – Grand Prix në Tunizi.

Kjo arritje e madhe e dy xhudistëve kosovare nuk ka mbetur pa u përshëndetur edhe nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka disa fjalë edhe për trajnerin shumë të suksesshëm, Driton Kuka.

“Flamuri i Kosovës u ngrit edhe sonte në Tunizi, ku në garat e xhudos ‘Tunis Grand Prix 2018’ Nora Gjakova fitoi medaljen e artë dhe Distria Krasniqi medaljen e argjendtë. I uroj nga zemra vajzat tona, pa harruar edhe trajnerin e palodhshëm Driton Kuka. Urime Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Related posts

LORENC JEMINIT JA DËGJOJNË FJALËN NË BRAZIL/ 14 minuta shtesë në Gremio-River Plejt

Isa.Autor

Ethemi: Me modulin e ri jam më afër portës, ja çfarë duhet të përmirësojë Kukësi

Isa.Autor

Dyndje lojtarësh nga kampionati shqiptar/ Mustedanagiç publikon listën e Kombëtares U17

Isa.Autor

Leave a Comment