Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ MILANI merr në JANAR një mbrojtës të djathtë SPEKTAKOLAR

22-vjeçari austriak, Valentino Lazaro po shkëlqen me Hertën e Berlinit në Bundesligë këtë sezon, ku është adaptuar në një rol të ri, mbrojtës i djathtë. Lazaro ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar dy herë në 12 ndeshje që ka luajtur në Bundelisgë dhe është një nga mbrojtësit më influencial në Gjermani.

E si pasojë, shumë skuadra janë vënë në ndjekje të tij, por ekipet që pritet të rivalizojnë deri në fund për të, janë Uest Hami dhe Milani, me kuqezinjtë që duken më të favorizuar.

Agjenti i 22-vjeçarit është parë në Milano sot, ku mendohet se ka kryer një takim me drejtuesit e kuqezinjve, për të diskutuar kushtet e kontratës. E me Kontin që ka qenë i dëmtuar pothuajse për dy vite e me Abaten që i ka kaluar vitet më të mira, Lazaro është lojtari ideal për “Djallin”.

Related posts

LIVERPOOL UA LËSHOI FRONIN/ Klopp “thumbon”: Bayern Munich pati fat, e ndihmoi kalendari

Delo.autor

Manchester United bëhet gati të thyejë rekordin e transferimeve në Premier League

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ NEWCASTLE/ “Viktima” e dëshiruar e rekordmenit Aguero

Delo.autor

Leave a Comment