Futboll Premier League Sport

PAS TRIPLETËS NDAJ BOUNEMOUTH/ Salah refuzon çmimin e Lojtarit të Ndeshjes, i jep…

Mohamed Salah ka refuzuar çmimin e Lojtarit të Ndeshjes pas tripletës së shënuar ndaj Bournemouth teksa ka nderuar shokun e ekipit James Milner pas paraqitjes së 500-të në Premier League.

Salah ishte në formë fantastike në Vitality Stadium të shtunën, duke zhbllokuar rezultatin dhe duke shënuar dy gola të tjerë në fitoren 4-0 të Liverpool.

Por pas ndeshjes, Salah ia dha trofeun personal anglezit James Milner.

“Nuk do ta marr,” shprehet Salah për Sky Sport.

“Është ndeshja e tij e 500-të. Ai e meriton sot, ai ka kaluar një karrierë të mrekullueshme. Shpresoj që të bëj ndeshje të tjera si kjo në karrierë, por këtë çmim nuk do ta marr.”

Tripleta e Salah ka dërguar Liverpool në krye të renditjes, ndërsa sulmuesi egjiptian ka shënuar 10 gola deri tani në Premier League.

Related posts

E BUJSHME TEK AJAX/ Agjenti Raiola i heq falas talentin e Akademisë dhe e afron me Leipzig

Delo.autor

“EKSPERIMENTAL” NDAJ VILLARREAL/ Zëvendësuesit e Ramosit dhe Benzemas nderojnë Zidane

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Son kalon në avantazh Tottenham, Mourinho feston pranë Gjokës së tërbuar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment