Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBJA NDAJ TIRANËS/ Stavri Nica: Skuadra humbi besimin, Kastriotit i duhen lojtarë me nivel

Trajneri i Kastriotit, Stavri Nica, i vetëdijshëm për cilësitë e kufizuara që ka skuadra që ai drejton, deklaroi se objektivi në fund të sezonit mund të arrihet nëse ndërhyhet me lojtarët e duhur në merkaton e janarit.

Humbja e besimit dhe niveli: Skuadra humbi besimin. Skuadra mori përsipër më shumë taktikën individuale dhe jo si skuadër, tregoi shpërqendrim dhe nuk e kishte marrë shumë seriozisht. Diskutohej se Tirana kishte probleme. Cilësitë e lojtarëve të Tiranës e zgjidhën ndeshjen. Mora përsipër një skuadër në këtë nivel. Nuk mund të veprohet kështu. Unë po e ngre zërin, por nuk kalohet kjo situatë me lojtarë të kategorisë së parë. Klubi duhet të shpenzojë që të ngrejë nivelin e skuadrës.

Problemet e Kastriotit: Menduan se e siguruan qëndrimin, por nuk kemi lojtarëve që na zgjidhin probleme. Shoh probleme në mbrojtje dhe në sulm. Na duhen lojtarë më cilësorë që të rivalizojmë në kampionatin tonë. Është një kampionat i fortë dhe i egër. Besoj se do ta realizoj qëllimin tim. Kur nuk je në nivel, duhet të jesh më shumë agresiv dhe i disiplinuar taktikisht. Pati lajthitje nga lojtarë të veçantë, duke lënë pozicionet dhe marrë përsipër taktikën individuale.

Lufta për mbijetesë: Duhet të jemi me këmbë në tokë, niveli edhe te ne dhe te skuadrat e tjera duhet rritur në taktikën individuale. Duhen lojtarë më cilësorë dhe unë këto skuadra i shikoj të vështira të marrin pikë. Kush e zgjidh qesen mund ta zgjidhë këtë situatë.

Related posts

Liverpool ofertë 20 milionë euro për mesfushorin shqiptar të Zvicrës

Isa.Autor

KUALIFIKUESET E “EURO 2020″/ Ja risitë që duhet të dini për këtë kompeticion unik

Delo.autor

Dështim katastrofal i ‘VAR’/ Napoli shënoi në pozicion të parregullt, ndërsa një gol i rregullt ju anullua…

Q.Autor

Leave a Comment