Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Hidi dhe Alban Hoxha dhurojnë spektakël, minuta dramatike në “Niko Dovana” (VIDEO)

Po luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, supersfida e javës së 16-të të Kategorisë Superiore mes Teutës dhe Partizanit.

Ndeshja

Kryeqytetasit e Skënder Gegës udhëheqin kampionatin me 34 pikë, ndërkohë nga ana tjetër durrsakët e Bledi Shkëmbit po kalojnë një moment fantastik, teksa në 5 ndeshjet e fundit ka siguruar 4 fitore dhe 1 barazim.

Teutatifozet

Një përballje delikate, që do të përcaktojë edhe objektivat e “Djemve të Detit”, në rast një triumfi të mundëshëm, do të jenë ata skuadra e cila do të vihen në ndjekje të të kuqve.

48056283_2230509577197697_2803992952794251264_n

Nga ana tjetër, një fitore e Partizanit në sfidën e sotme, do t’i jepte mundësisnë skuadrës së Gegës që të shkëputëj në +7 nga ndjekësi më i afërt. Një interes i lartë edhe për sa i përket tifozëve, të cilët kanë mbushur shkallët e stadiumit.

47438155_1947157128924866_632252287284150272_n

85′ Zëvendësim i tretë dhe i fundit te Partizani, largohet Asani, në lojë Çinari.

84′ Një tjetër superpritje e Alban Hoxhës, pas një gjuajtje të Sidibe në hyrje të zonës.

81′ Zëvendësim i dytë te Teuta, largohet Kamara në fushë Arsid Kruja.

77′ Minuta spektakolare. Hila provon me një gjuajtje nga distanca. Topi devijohet nga Shkalla dhe përfundon në këndore.

73′ Fantastik Alban Hoxha. Devijimi i Atandës pas gjuajtjes së Kamara, për pak sa nuk përfundon në rrjetë. Është dashur mrekullia e gardianit të kuq, që me një pritje spektakolare, ka neutralizuar një gol.

71′ Zëvendësim te Teuta, largohet Avdyli në lojë Vecaj.

68′ E pabesueshme çfarë humbet Partizani. Mala del i vetëm përballë portierit pas asistit të Mensah, gjuan, por mrekullia e Hidit, i ka mohuar golin.

63′ Pranë golit të dytë Teuta me Kamara, por ky i fundit, tregohet egoist, duke mos pasuar për Latif, që ishte i vetëm në zonë.

62′ Zëvendësim te Partizani, largohet Hebaj në lojë koreano-veriori So.

60′ GOOOOOL PARTIZANI 1-1. Asani barazon shifrat. Pas një kundërsulmi vrastar me protagonist Mensah, topi shkon tek Jasir Asani, i cili me një parabol mjaft të bukur mposht portierin Hidi, duke vendosur baraspeshën në “Niko Dovana”. 

56′ Kallaku dhuron spektakël në mesfushë, duke shmangur në mënyrë mjeshtërore 3 futbollistë të Partizanit.

53′ Drithërima në portën e Partizanit, pranë autogolit lojtarët e kuq, pas devijimit të topit me kokë nga Telushi. Ndërhyrje vendimtare e Alban Hoxhës që shpëton skuadrë nga pësimi i golit të dytë.

52′ Belica ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Latif.

51′ Jasir Asani provon të godasë nga distanca, topi shkon në duart e Hidit.

48′ Kamara provon t’i driblojë të gjithë mbrojtësit e Partizanit në hyrje të zonës, e ekzagjeron me veprimin e tij dhe iu dorëzon topin kundërshtarëve.

46′ Teuta e nis në sulm këtë pjesë të dytë. Kallaku nis një top fantastik për Kamara, por kupton idene Alban Hoxha, i cili del dhe largon rrezikun.

46′ Starton pjesa e dytë në “Niko Dovana”.

Mbyllet pjesa e parë, 1-0. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Pranë golit Partizani me Rubin Hebaj, sulmuesi futet brenda zonës dhe provon me një gjuajtje. Në pozicion Hidi që grushton topin. Minuta të mira për të kuqtë.

43′ Përsëri Partizani me Hebajn, i cili godet bukur me kokë pas një harkimi të Trashit nga e majta, topi shkon mbi traun e portës.

42′ Kërcënimi i parë i rrezikshëm i Partizanit. Hebaj vjedh bukur një top, futet në zonë dhe provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi shkon jashtë kuadratit.

40′ Një shi i rrëmbyer ka nis në stadiumin “Niko Dovana.

37’ Hila i shpëton kartonit të kuq pas një ndërhyrje të rëndë kundër Osmanit në mesfushë, vetëm i verdhë për mesfushorin e Partizanit.

35′ Avdyli nuk shënjestron siç duhet portën e Hoxhës, nga shumë pranë zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

31′ Trashi provon nga  jashtë zonës, por gjuajtja e tij bllokohet nga prapavija e durrsake, të cilës i ishin bashkuar edhe lojtarët e sulmit.

24′ Tension në fushë, futbollistët përplasen pas një faulli në mesfushë ndaj Kallakut. Tefik Osmani kapet me mesfushorin Hila. Kapiteni i Teutës e kap për fyti, ndërkohë mesfushori i Partizanit e godet me grusht në bark.

21’ Bardhi mundohet me një top të gjatë të arrijë Asanin në krahun e djathtë, por i jep më shumë forcë se sa duhet sferës që shuhet në fundore.

15′ Dominim i Teutës në këto minuta të para. Fantastike skuadra e Bledi Shkëmbit.

13′ Kallaku provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon mbi kuadrat.

8′ GOOOOOOL TEUTA 1-0. Gashi shënon me kokë. Pas një harkimi nga këndi, mesfushori kosovar i durrsakëve ka përfituar nga përgjumja e futbollistëve të Partizanit, duke e dërguar topin në rrjetë. 

7’ Kombinim i shpejtë i Teutës me Kallakun e Latif, topi shkon te Avdyli, i cili gjuan por nuk gjen kuadratin e Hoxhës për shkak të një devijimi.

6′ Goditje dënimi për Teutën, provon Kallaku me një skemë, por pa shumë rrezik për portën e Partizanit.

5′ Nisje e mirë për Teutën që ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Alban Hoxhës.

2′ Pranë golit Teuta me Kamara, i cili merr një asist nga Kallaku, lëshon një predhë në hyrje të zonës, por devijon në këndore Alban Hoxha, që i mohon golin durrsakëve.

1′ Ka nisur ndeshja në “Niko Dovana”. Atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit.

Related posts

“EL CLASICO PARA 8 VITESH”/ Të dy ekipet spanjolle “furnizohen” me talente, ja ku ishin yjet e sotëm

Delo.autor

Sampdoria arrin akordin, Valon Berisha pronoton vizitat mjekësore

Sadik.Autor

NË KRIZË TË MADHE EKONOMIKE/ Flet drejtuesi i klubit italian: Të largohet kush nuk do të qëndrojë, por…

Delo.autor

Leave a Comment