Futboll Seria A Sport

MERKATO E ÇMENDUR/ Juventus në garë për yllin anglez që vlen 150 milionë euro

Që Juventus po sheh përreth në kërkim të futbollistëve të tjerë të nivelit dhe klasit botëror, tashmë nuk është më një risi. Por emrat e rinj që për surprizë po qarkullojnë në orët e fundit të kenë hyrë në orbitën e bardhezinjve, janë padyshim risi. Bëhet fjalë për bomba të vërteta të bujshme merkato.

E para mbërrin direkt nga Anglia. Bazuar në raportimet e “Daily Telegraph” në fakt edhe Juventus është përfshirë në garën për blerjen e belgut Eden Hazard, futbollisti i jashtëzakonshëm në pronësi të Chelsea. Një big prej të paktën 150 milionë euro që ndodhej prej kohësh në objektivin e Real Madrid dhe PSG, por që si për çudi tani mund të mbërrijë në Torino, sidomos nëse bardhezinjtë do të marrin në konsideratë idenë e shitjes së një prej tre yjeve, si për shembull, Dybala.

Related posts

RUSI 2018/ Hummels: Jemi të zhgënjyer, na kushtoi shumë humbja me Meksikën

Sadik.Autor

“DJAJVE TË KUQ I PREHEN KRAHËT”/ Mousset mposht “Gardianin” De Gea me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Premio të “çmendura” në Botërorin e Rusisë/ Portugalia, Spanja dhe Gjermania për rekord

Sadik.Autor

Leave a Comment