Futboll Seria A Sport

FUND DRAMATIK NË “OLIMPICO”/ Sampdoria befason Lacialët në minutën e 100-të, feston Milan

Lazio-Sampdoria, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Serisë A, ka patur një fund të çmendur.

Takimi i luajtur në “Olimpico”, i mbyllur 2-2, është zhbllokuar nga miqtë, që kanë shënuar në minutën e 21-të me Fabio Quagliarella. Kjo ka qenë ndeshja e tij e pestë radhazi me gol në kampionatin italian, një rekord për sulmuesin e Sampdoria-s.

Lacialët kanë reaguar me ish-milanistin Acerbi, që ka barazuar në minutën e 79-të. Miqtë kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Bereszynski për një faull taktik.

Nga kjo goditje dënimi ka ardhur edhe penalltia e akorduar nga arbitri i ndeshjes pas ndërhyrjes së VAR. Ciro Immobile është paraqitur te pika e bardhë dhe nuk ka gabuar. Kur mendohej se vendasit kishin siguruar fitoren ka ardhur goli i dytë për miqtë, i shënuar nga Saponara në minutën e 100-të, i cili ka befasuar Strakoshën me një goditje të zgjuar me hark.

Një barazim ky që ka qenë një fitore për Milan-in, që mbetet në vendin e katërt me 25 pikë, po aq sa bardhekaltrit, por me një diferencë më të mirë golash.

Related posts

Bardhi objektiv i dy gjigantëve europian

Sadik.Autor

LIVERPOOL NUK KA BËR GODITJE TË MËDHA NË MERKATO/ Klopp shpjegon: Nuk ka kuptim që të shpenzosh, sepse…

Delo.autor

DËNIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Ja reagimi epik i Klopp për trajnerin Guardiola

Delo.autor

Leave a Comment